OSBE 2023/ Edhe përkundër kundërshtimit të Federatës Ruse, Bujar Osmani organizon Konferencë në Strugë

Edhe përkundër tendencave që Federata ruse të mos aprovojë mbajtjen e Konferencës së OSBE-së, organizuar nga Kryesuesi Bujar Osmani, e njëjta po realizohet sot në qytetin e Strugës.

Marketing

“Në Strugë, në cilësinë e Kryetarit të radhës të OSBE-së, mblodha mbi 45 shtete të OSBE-së për konferencën kushtuar ambientit dhe luftës kundër korupcionit në kuadër të aktiviteteve tona në dimenzionin e dytë të OSBE-së.

Federat Ruse refuzoi të aprovon kjo konferencë të organizohet me vendim konseznual të 57 vendeve andaj u detyrova ta organizoj si ngjarje e kryesuesit. Mbi 45 shtete erdhen në Strugë, kurse disa shtete e mbështetën në mungesë”, ka shkruan në Facebook, Kryesuesi i OSBE-së dhe MPJ i RMV-së, Bujar Osmani.