Më shumë se 100 persona janë mbytur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pasi një varkë që i transportonte në lumin Niger në Nigerinë jugperëndimore u përmbys, thonë autoritetet.
Sipas mediave të huaja, anija mbante më shumë se 300 pasagjerë që udhëtonin nga shteti Kwara në shtetin e Nigerit pas një ceremonie martese.
Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë akoma në process për të gjetur më shumë viktima, thanë zyrtarët.
Autoritetet bëjnë me dije se varka u përmbys si pasojë e një përplasjeje me një pemë.
“Dhjetëra njerëz dyshohet se janë vrarë dhe shumë të tjerë janë ende të zhdukur”, tha guvernatori i shtetit Kwara.
Sipas hetimeve mësohet se më shumë se 150 njerëz kanë humbur jetën. Ai u tha gazetarëve se valët e lumit e kapërcenin varkën dhe e detyruan të përplasej me një pemë që kishte rënë në lumë, duke bërë që varka të përmbysej.
Një zëdhënës i policisë së shtetit Kwara i tha agjencisë së lajmeve AFP se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdonin.
Aksidentet e lumenjve në këtë pjesë të Nigerisë janë të zakonshme.
Njerëzit që jetojnë në fshatrat në kufi me lumin Niger, i cili përshkon qendrën e vendit, shpesh e përdorin lumin pasi mund të jetë më i shpejtë se rrugët, të cilat shpesh mirëmbahen keq dhe janë të rrezikshme për shkak të pranisë së bandave rrëmbyese.
Sidoqoftë, operatorët e varkave shpesh mbingarkojnë anijet e tyre të rrënuara në një përpjekje për të fituar më shumë para.