Një fshat në Zvicër ka shpëtuar për fije, pasi një masiv i madh shkëmbi u rrëzua gjatë natës.
Më shumë se dy milionë metra kub gurë kanë rënë disa metra pranë banesave, ndërsa banorët tashmë janë evakuuar. Largimi i tyre nga zona e rrezikut u bë disa javë më parë, në momentin që gjeologët paralajmëruan për rrezikun që iu kanosej.
Shkëmbi menjëherë sipër fshatit, i quajtur “ishulli”, ka qenë i paqëndrueshëm për dekada, por këtë pranverë, rrëshqitja e shkëmbinjve filloi të përshpejtohej.
Sipas ekspertëve nëse masivi i shkëmbit do të kishte qenë me i madh, se dy e treta e totalit, i gjithë fshati do të ishte zhdukur.
Rajonet alpine të Zvicrës janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ngrohjes globale, pasi për shkak të tkurrjes së akullnajave shkëmbi bëhet i paqëndrueshëm.
Mbi malin Brienz nuk ka ngrica të përhershme, por shiu jashtëzakonisht i madh i kësaj pranvere, i lidhur gjithashtu me ngrohjen globale është një faktor i rëndësishëm për situatën e ndodhur.
Gjeologët paralajmërojnë se zonat malore mund të presin më shumë rrëshqitje gurësh për shkak të ndryshimeve klimatike, ndërsa banorët nuk do të rikthehen deri në një njoftim të dytë.