Cila është vajza në videon seksuale të kryebashkiakut të Kukësit

Ditën e sotme në rrjetet sociale qarkulloi një video intime e Safet Gjicit teksa kryente marrëdhënie seksuale me në zyrën e bashkisë.

Marketing

Sipas “BalkanWeb” vajza protagoniste në video, është shtetasja me inicialet A.K., me origjinë nga Berati dhe vendbanim në Durrës.

Vajza është thirrur nga Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, pasi SPAK ka nisur tashmë hetim ndaj Gjici.

Kujtojmë se pas bërjes virale të videos, Gjici ka dhënë dorëheqjen nga posti i qytetarit të parë të Kukësit, post në të cilin u rikonfirmua edhe në “Lokalet” e 14 majit.

Ai kërkoi ndjesë, ndërsa shtoi se kishte rënë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përball në zgjedhje.

Ndërkohë vetëm pak orë më vonë, qeveria njoftoi shkarkimin e tij nga detyra. Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se Këshilli mori vendimin për shkarkimin e tij.

Marketing