Sot bëhen pesë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes historike në Prespë mes Maqedonisë dhe Greqisë

Sot bëhen pesë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes historike në Prespë mes Maqedonisë dhe Greqisë, e cila i dha fund një sherri 27-vjeçar, për çështjen e emrit, pasi pretendonte se Maqedonia e ka vjedhur emrin e një rajoni grek.

Marketing

Si rrjedhojë, Maqedonia e ndryshoi emrin në Maqedonia e Veriut, ndërkaq Greqia u bë zë i përkrahjes së vendit i cili kulmoi me anëtarësimin në NATO, por nuk i nisi negociatat për anëtarësim, pasi ia preu udhën Bullgaria, një tjetër fqinj i cili nuk e njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas, duke pretenduar se janë bullgare.

Pesë vjetori i Marrëveshjes së Prespës, Maqedoninë e Veriut e gjen në pozitë ku partitë në pushtet po mundohen të arrijnë konsensus bashkë me opozitaren VMRO-DPMNE për t’i miratuar ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të domosdoshme për vazhdimin e rrugës evropiane dhe largimin e vetos së Bullgarisë. RMV po tenton që të mos i përsëritet problemi me Greqinë, i cili zgjati plot 27-vite. Bullgaria, me të cilën vendi ynë ka nënshkruar dhe një marrëveshje për fqinjësi të mirë në vitin 2017-të, i ka vënë dy herë veto për fillimin e bisedimeve, ashtu sikur Greqia para Marrëveshjesh së Prespës. Sot, Greqia është aleate e Maqedonisë së Veriut dhe e fton Bullgarinë ta heqë veton.