Të rinjtë shqiptarë nuk duan të punojnë?

Bizneset ankohen për mungesën e fuqisë punëtore, por të rinjtë e papunë në Shqipëri po shtohen ndjeshëm.

Marketing

Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se në tre muajt e parë të vitit shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 22,5 %, niveli më i lartë që prej vitit 2018. Krahasuar me tremujorin e parë 2022, shkalla e papunësisë është rritur me 1,8 pikë përqindje.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gati 4% e të rinjve ekonomikisht jo aktive janë të papunë të dekurajuar. Ndërsa për të gjitha grupmoshat, në tremujorin e parë 2023 shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 10,9 %.

Në krahasim me tremujorin e parë të vitit të shkuar ka një ulje me 0,4 pikë përqindje, por ka rritje me 0,1 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. Ndërkohë shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është rritur, për fillim vitin rezulton 67,1 %.

Në terma vjetorë, punësimi u rrit me 11,0 % në sektorin e shërbimeve, 0,4 % në sektorin e bujqësisë dhe u ul me 2,7 % në sektorin e industrisë./tvklan