Aksidenti i rëndë ku u përfshij makina me targa nga Gostivari – humb jetën 8-vjeçarja

Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin me vdekje që ndodhi në aksin rrugor Elbasan – Peqin në orën 16:30, ku një vajzë 8-vjeçare humbi jetën si pasojë e përplasjes së dy mjeteve. Ndërsa të plagosur mbetën 5 persona të tjerë,

Marketing

Sipas policisë, drejtuesja e një automjeti “Volkswagen Golf” me iniciale T. B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. H., banues në Kavajë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë vajza 8 vjeçe, pasagjere në automjetin “Volkswagen” të drejtueses T.B. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur së bashku me vajzën e saj 11-vjeçare.
Ndërsa nga automjeti tjetër u plagosën shoferi A.H. dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.

Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al