Nga raporti intim me Safet Gjicin në skandalin erotik në zyrë, rrëfehet vajza në video

Vajza e cila shfaqet në videon intime të publikuar ditën e djeshme në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici është shprehur për herë të parë për mediat mbi atë që ndodhi.

Marketing

Ora News ka zhvilluar një bisedë telefonike me vajzën e cila është identifikuar si Alma.K. Ajo ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Po ashtu vajza në fjalë sqaroi se me ish-kryetarin Safet Gjici ka pasur një raport intim prej kohësh.

Alma.K ka treguar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë. Po ashtu ajo hedh poshtë akuzat se gjithçka ka qenë e stisur apo e futur nga dikush tjetër për të kryer filmime apo për ta shantazhur Safet Gjicin.

Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklaratë para hetuesve të policisë apo SPAK Alma nuk preferoi tu përgjigjej por tha se ka pajtuar një juriste e cila po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

Po ashtu komente nuk kishte as për videon e regjistruar por nga biseda lihet të nënkuptuar se video ishte publikuar nga një person i tretë