AlternAtivA: Dje përfundoi akademia “AlternAtivA për gratë në politikë”

E organizuar në bashkëpunim me NDI-në, AlternAtivA e organizoi sot modulin e fundit të panelit “Alternativa për gratë në politikë”, ku u fol për rolin e grave në politikë dhe vendimmarrje, sfidat dhe strategjitë për avancimin e pozitës së tyre në shoqëri.

Marketing

Panelin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe ish-zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri dhe dy deputetet aktuale në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu dhe Duda Balje.

Aktivitetin e përshëndeti edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Kryetari nënvizoi përkushtimin e Alternativës për avancimin e pozitës së femrës në Maqedoninë e Veriut dhe politikën kundër diskriminimit gjinor të cilën e promovon AlternAtivA.

Në fund të aktivitetit, pjesëmarrësit e akademisë, aktivistet e Forumit të Gruas dhe të Forumit të Rinisë, morën certifikata për pjesëmarrjen e tyre në akademinë politike.