I riu në Turqi vret me armë ish-bashkëshorten dhe vjehrrin në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë dy ditë më parë. Një 25-vjeçar ka vrarë me armë gjuetie ish gruan e tij dh ish-vjehrrin në mes të rrugës.
Ndërsa mbrëmë është shpërndarë video nga momenti kur i riu vret babë e bij në mes të rrugës pa mëshirë.

Marketing

Mediet turke raportojnë se babë e bij ishin duke udhëtuar me makinë, kur autori Mertan Kose u preu rrugën, duke ndalur makinën e tij para mjetit që drejtohej nga ish-bashkëshortja e tij, Bilge Kaya.

Siç duket edhe nga video autori përleshet me babain e saj, i cili përpiqet ’i marrë të riut armën që mbante në dorë. Por për fat të keq nuk ia doli.

25-vjeçari shihet duke qëlluar drejt makinës në të cilën ndodhej ish-bashkëshortja e tij dhe sekonda më pas qëllon ish-vjehrrin duke e lënë atë pa ndjenja në mes të rrugës.

25-vjeçari më pas shkon makinës dhe qëllon sërish ish-gruan e tij. Çifti kishin vetëm një javë që ishin divorcuar. Sipas medieve turke, vrasja ka ndodhur menjëherë pas vendimit të gjykatës, e cila i dha të resë kujdestarinë e fëmijës 4 muajsh.

Pas vrasjes 25-vjeçari u arrestua nga autoritete turke.