Kurti: Do të shkoj në Bruksel, de-eskalimi i situatës nënkupton lirimin e tre policëve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e radhës që Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar me palën serbe.

Marketing

Kurti në konferencën e mbajtur për media, tha se është i gatshëm që në takimin e Brukselit të japë edhe informacione shtesë lidhur me rastin e kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga forcat speciale serbe.

Ai theksoi se de-eskalimi i situatës nënkupton lirimin e tre policëve të rrëmbyer.

“Unë së pari erdha t’ju njoftoj me këto gjetje që janë interes i madh edhe i familjeve edhe në opinion. Jam i gatshëm dhe i interesuar që të shkoj në takimin e radhës në Bruksel që të paraqes hollësisht këto të dhëna që i morëm dhe ta kuptojnë se de-eskalimi i situatës që po e kërkojnë të gjithë nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të tre policëve dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë”, tha Kurti.