Ja kur do të paguhen pensionet për muajin qershor

Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin qershor të vitit 2023, me të cilin Fondi i sigurimeve pensionale dhe invalidore të Mqedonisë së Veriut është i obliguar që të dhënat për pensionet t’ua dorëzojë bankave komerciale, jo më vonë se 26 qershor.

Marketing

Shërbimi për shtyp i Qeverisë bëri të ditur se u ka rekomanduar bankave komerciale të sigurojnë që pensionistët të mund të disponojnë pensionet e qershorit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar nga data 27 qershor 2023.

“Rekomandohet që bankat afariste, përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave, të sigurojnë pagesën me para të gatshme të pensioneve për klientët që nuk përdorin kartela, në katër grupe, sipas vlerës së pensionit, përkatësisht: për pensionet me shumë deri 11.000 denarë, pagesa të kryhet me 27.06,2023 (e martë): për pensionet prej 11,001 – 14.000 denarë, pagesa të kryhet më 28.06.2023 (e mërkurë): për pensionet 14,001 denarë – 18,000 denarë pagesa të kryhet më 29.06.2023 (e enjte) dhe për pensionet me shumë se 18,001 denarë, pagesa të kryhet më 30.06.2023 (e premte), thuhet në njoftimin e shërbimit për shtyp të Qeverisë.