Aksidenti në Lepenc – Shkëlqim Pacolli shpërthen në lot pas varrimit të prindërve dhe vëllait

Sot u është dhënë lamtumira e fundit Merita Pacollit e cila së bashku me burrin e saj Naim Pacollin dhe djalin e tyre 16 vjeç vdiqën tragjikisht pasi ranë me veturë në lumin Lepenc në rrugën Shkup-Bllacë.

Marketing

Në veturë kishte qenë një familje katër anëtarëshe, nga katër pasagjerë që ishin në veturë, vetëm një ka arritur të shpëtojë.

Shkëlqim Pacolli, 21 vjeçar, ka kërcyer nga vetura e tipit BMË që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes fatkeqësisht u gjendën të vdekur brenda makinës.

I mbijetuari i këtij aksidenti, Shkelqim Pacolli, ishte i pranishëm në varrimin e familjarëve të tij, ku edhe ka folur për media, duke i falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për ta ndihmuar atë dhe familjen e tij.

‘’Faleminderit shumë krejve qe na kanë ndihmu, faleminderit, Vjosa Osmanit, faleminderit ministrave, Policisë, ushtrisë, e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë që janë mundu e janë gjujt në lum mi shpetu babin e vëllain tem, Zoti ju ruajt, Allahu ju ruajt’’ ka thënë ai mes lotëve.

https://www.facebook.com/watch/?v=101490999663628&t=26