Shqipëria fiton edhe ndaj Ishujve Faroe, “Kuqezinjtë” vazhdojnë rrugën për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore të madhe si mysafir ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e vlefshme për fazën para-kualifikim në Euro 2024.
“Kuqezinjtë” kaluan në epërsi të parët me golin e shënuar nga Nedim Bajrami në minutën e 20’të, shkruan Lajmi.net

Marketing

Sokol Cikalleshi e pati një mundësi të artë për të shënuar golin e dytë, por gaboi nga penalltia në minutën e 32’të.

Dhe në fund të pjesës së parë, Ishuj Faroe barazuan razultatin me anë të Faero.

Dy gola u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht e realizoi mesfushori i Interit, Kristjan Asllani në minutën e 51’të, një gol spektakolar.

Dhë krejt në fund, Ernest Muçi realizoi golin e tij të parë me fanellën e Shqipërisë për shifrat 1 me 3.

Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e gjashtë pikëve në pozitën e dytë, një më shumë se pozita e tretë, Moldavia dhe një më pak se pozita e parë, Republika e Çekisë.