Taravari: Jemi të gatshëm të ulemi me të gjitha partitë politike shqiptare

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarë thotë se se janë të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë e tjera.

Marketing

“Edhe kur kemi qenë opozitë edhe kur kemi qenë kritikues të BDI-së përsëri kemi qenë të gatshëm çdoher të ulemi me të gjitha partitë politike shqiptare dhe përsëri po vazhdoj atë ta mendoj. Me cilin do të ulemi në tavolinë se si do të vazhdojë të gjitha kombinimet janë të mundshme”, tha Taravari në “ClickPlus”.

Taravari tha se dyshon se VMRO-DPMNE-BDI koordinohen për sulme mes tyre për të rritur rejtingun e partive të tyre.

“Sjellja e VMRO-DPMNE-së praktikisht i bën publicitet BDI-së, bile i kam thënë publikisht edhe me disa eksponentë të BDI-së unë kam menduar se jeni të koordinuar dhe kam pasur përshtypje se BDI dhe VMRO-DPMNE koordinohen vazhdimisht të goditen me njëri tjetrin sepse kështu e rrisin rejtingun e partisë kam shpreh keqardhje se nuk e kanë përmend dhe ASh-në të na bënin publicitet”, tha Taravari.