Kryediplomati Bujar Osmani po qëndron për vizitë disa ditore në Londër. Ai sot po merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës, në kryeqendrën britanike.
Ka tërhequr vëmendjen në opinion fotoja e publikuar e ministrit Osmani nga një tavolinë me krerët e diplomacive të Gjermanisë, Japonisë, Polonisë, Norvegjisë dhe Moldavisë. Vende këto të zhvilluara dhe me impakt të jashtëzakonshëm në diplomacinë Evropiane dhe botërore.
Me ministrin shqiptar të Jashtëm, Maqedonia e Veriut për momentin po udhëheq me dy Platforma (OSBE, A5), ndërkaq nga korriku edhe me PBEJL, duke i dhënë kështu rol ndryshe në skenën ndërkombëtare, të pa realizuar deri më tash, Maqedonisë së Veriut.