Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka zhvilluar hetime lidhur me krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998-1999) dhe ka arrestuar Dragisha Milenkoviqin nga rrethina e Graçanicës nën akuzën për krime lufte.
“Ndaj të njëjtit janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë“, thuhet në komunikatë.
Raportohet se policia ka arrestuar edhe një serb në Kosovë
Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive Policia e Kosovës, me datën 21.06.2023, në orët e paradites, zonën e Graçanicës, ka ndaluar dhe ka shoqëruar në polici të dyshuarin në fjalë.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: – një armë zjarri-revole e tipit “Zastava” cal.9mm, – 136 fishek të kalibrit 9x19mm,
– thikë ushtarake e tipit SOG Speciality Knives,
– shufër metalike “Taiwan”,
– dokumente, vendime, notes dhe telefon personal, etj.