Hemisfera Veriore e tokës sot përjeton Solstikun Veror, ose ditën me më së shumti diell në gjithë vitin.
Që nga Solstiku Dimëror, më 21 dhjetor, dita zgjatet, duke arritur kulmin pikërisht gjatë Solstikut Veror, kur edhe llogaritet fillimi i verës.
Solstiku Veror bie çdo vit më 20 ose 21 qershor.
Data e ndryshme ndodh për shkak të kalendarit Gregorian, të cilit çdo 4 vjet i shtohet një ditë në muajin shkurt, për ta ruajtur konsistencën me kalendarin astronomik.
Kjo për shkak se një rrotullim i tokës rreth diellit nuk zgjat saktë 365 ditë, por përafërsisht 365,24 ditë.