Zgjedhja e rektorit të UT-së në një proces të komprometueshëm, kur
kundërkandidatët tërhiqen nga gara dhe akuzojnë se ka pasur presion ndaj
stafit akademik, duhej të ishte alarm për ministrin e Arsimit dhe
Shkencës që ato zgjedhje t’i shpallë jolegjitime dhe të shpallë zgjedhje
të tjera që do mbaheshin në mënyrë të rregullt e të drejtë, pa lënë
dyshime për procesin zgjedhor.
Ne e respektojmë autonominë e UT-së, si një universitet i ngritur me
gjakun dhe djersën shqiptare në Maqedoni, andaj nuk dëshirojmë të mbajmë
anën e askujt, por dëshirojmë ta shohim një rektor të zgjedhur në mënyrë
dinjitoze e të pranuar nga të gjithë në atë institucion të lartë
arsimor, si dhe larg ndikimit të partisë “non grata”.
Afrim Gashi
Kryetari i AlternAtivA-s