Zbulohen detaje nga qëndrimi i Ricky Martin në Tiranë

Numërimi mbrapsht për koncertet në Tiranë të Enrique Iglesias dhe Ricky Martin ka filluar.

Marketing

Gazetarja Iva Tiço ishte sot e ftuar te “Rudina” ku zbuloi se cilat janë përshtypjet e para lidhur me ta deri më tani dhe çfarë do të ndodhë gjatë qëndrimit të tyre në kryeqytet.

“Ricky Martin duket më i afërt sesa Enrique Iglesias. Na duket pak më i afërt, është më miqësor. Kurioziteti i njerëzve është shumë i madh. Ajo që ne kemi mundur, ndërkohë edhe organizatorët, menaxherët nuk preferojnë të ndajnë qoftë edhe për arsye sigurie si hoteli, sa dhoma hoteli kanë zënë por ne kemi gërmuar pak dhe duke gërmuar sa dhoma hoteli ka prenotuar se kush prej tyre kemi zbuluar që do jenë me familjet”.

Tutje ka vazhuar ajo “Dhe po presim se kush do jetë, ndoshta me fëmijët dhe do jenë më shumë se sa një ditë, nuk do jenë nga këto koncertet ku i zbret avionit dhe ikën, sidomos Ricky Martin, i cili duhet ta themi, koncerti i tij do jetë me orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Është “Symphonic” dhe do jenë hitet e tij me një orkestër gjigande.”