Artistët e Ansamblit “Ibe Palikuqi”, rrëmbyen zemrat e shkupjanëve

“Ta zgjasim dorën” ishte festivali ndërkombëtarë për muzikë e folklor për personat me aftësi të kufizuar ku morri pjesë ansambli i këngëve dhe valles “Ibe Palikuqi” nga Shkupi.
Artistët e grupit të dytë të Ibe Palikuqit thjesht ishin të shkëlqyer, rrëmbyen zemrat e të pranishmëve dhe morën duartrokite nga të gjithë.

Marketing

Kryetari i ansamblit të këngëve dhe valles “Ibe Palikuqi”, Vebi Amza me këtë rast është shprehur se për të dhe ekipin e tij profesionist ishte nderë dhe kënaqësi që të ishin pjesë e një organizimi në të cilin ndihmohen personat me aftësi të kufizuara.

“Për ne të marrim pjesë në një organizim të tillë, të mëshirohemi e te krijojmë empati duke iu dhuruar dashuri e vëmendje atyre të cilëve ju nevojitet më së shumti, personave me nevoja të veçanta është nder dhe kënaqësi. Çdoherë jemi të gatshëm të zgjasim dorën për evente të tilla,” dekaroi kryetari i AKV “Ibe Palikuqi”, Vebi Amza.

Sipas kryetarit Amza, ansambli i këngëve dhe valles “Ibe Palikuqi” përherë do të mbetet e përkushtuar dhe i gatshëm që të zgjas duart e të ofrojë ngrohtësi që buron nga zemra për personat të cilët mund edhe të ishin artistë, por që fati i jetës nuk ua mundësoi!