MD:Mediat do të kenë qasje në vendimet jo të plotëfuqishme të shkallës së parë në faqet e internetit të gjykatave

Ministria e Drejtësisë ka shqyrtuar Iniciativën për ndryshimin e nenit 9 të Ligjit për Menaxhimin e Lëvizjes së Lëndëve, të cilën e parashtroi Këshilli Gjyqësor për Media.

Marketing

Në takimin e sotëm të Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor për Media, Vasko Magleshov, Emilija Shopar dhe Sanije Duraku, u arrit marrëveshje që ndryshimet të përfshihen në Strategjinë për Zhvillim të Sistemit Gjyqësor 2023-2027.

Me ndryshimet e ligjit do të mundësohet publikimi i aktgjykimeve jo të plotëfuqishme të shkallës së parë në ueb faqen e gjykatës me një masë të veçantë: Qasja e opinionit publik në aktgjykimet jo të plotëfuqishme të shkallës së parë me ndryshime në Ligjin për menaxhimin e lëvizjes së lëndëve në gjykata.

Një pjesë e pyetjeve për të cilat u diskutua, ishte nevoja për transparencë dhe mënyrë të hapur të gjykatave më të larta për opinionin publik si dhe për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme softuerike me qëllim të përmirësimit të sistemit gjyqësor.

Ministria e Drejtësisë mbështet plotësisht zotimet dhe aktivitetet që do të kontribuojnë në rritjen e pavarësisë, autonomisë, transparencës dhe integritetit të sistemit gjyqësor.