Apsolventët e UT- së hodhën kapelat në shenjë simbolike për përfundimin e studimeve

Apsolventët e trembëdhjetë fakulteteve dhe të dhjetëra programeve studimore të Universitetit të Tetovës sot hodhën kaplat duke njoftuar për përfundimin e studimeve deri diplomike, dhe hapën një histori të re të jetës së tyre. Rektori i UT-së Kushtrim Ameti, tha se me hedhjen e kapelave nuk ka përfunduar as gjë, por porositi apsolventet se ju jeni e ardhmja e këtij populli.

Marketing

“Të dashur studentë, kur t’i hidhni kapelat si simbol i përmbylljes me sukses të këtij cikli jetësor, mbani mend se ju jeni shpresa dhe e ardhmja e këtij populli, që i keni dhënë jetë këtij Universiteti. Madje edhe nesër kur t’i vendosni në zbatim dijet tuaja që i keni fituar përgjatë studimeve, nderojeni veten tuaj, familjen dhe këtë tempull të dijes duke kryer vepra të mira, në shërbim të komunitetit.”, tha rektori i UT-së, Kushtrim Ameti.

Ndërsa Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, tha Ministria e Arsimit po investon për të siguruar kushte më të mira për studentët, dhe sipas tij investimi i fundit në UT është konvikti studentor.

“Para disa muajve, Ministria e arsimit realizoi mobilimin e plotë të konviktit studentor të UT-së, me çka Universiteti i Tetovës edhe një herë, ngritet edhe më lart duke siguruar, kushte më të mira për studentët ashtu siç i takon çdo universiteti modern.”, tha Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri.

Studentja Fatbardha Zendeli, tha se ndjehen krenar të gjithë studentet pasi dalin nga një universitet që themelet i ka mbi gjakun e dëshmorit Abdylselam Eminit.

“Kam nderin dhe kënaqësin më të madhe të dalë para jush si studente e UT-së,Universitetit të shqiptarve, mbi themelet e të cilit, është gjaku i dëshmorit Abdylselam Emini, dhe sakrifica e tërë popullit shqiptar, të etur për arsim dhe dije.”, tha Fatbardha Zendeli. apsolvente.

Kjo është gjenerata e 28-të që nga themelimi i këtij universiteti.