Erdogan në mbështetje të Putin, përkrah Rusinë në luftën me Wagner

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk ka vonuar dhe i ka shprehur mbështetjen aleatit të tij Vladimir Putin.

Marketing

Erdogan telefonoi Putin për t’i shprehur mbështetjen në përballjen me ushtrinë private Wagner.

“Me iniciativën e palës turke Putin dhe Erdogan diskutuan rebelimin që po vazhdon në Rusi dhe Erdogan shprehu mbështetjen e plotë për hapat e ndërmarrë nga udhëheqja ruse“,-thuhet në një deklaratë nga Kremlini zyrtar.

Presidenti turk e ka konsideruar më parë veten një ndërmjetës në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Prej kohësh, Erdogan është shfaqur i afërt me homologun rus Vladimir Putin, ndërsa marrëdhënien mes dy vendeve e ka cilësuar “të veçantë”.