Momenti i mbërritjes në Kosovë të tre policëve që u rrëmbyen nga Serbia (VIDEO)

Kanë mbërritur në Kosovë 3 efektivët e policisë që u rrëmbyen nga autoritetet serbe.

Marketing

Këto janë pamjet që vijnë nga pika kufitare e Merdares nga ku shihet se ata po shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin dhe janë të entuziazmuar për lirimin. 3 policët e Kosovës po shoqërohen nga automjete dhe trupa policore.

Gjykata e Kralevës në Serbi konfirmoi sot aktakuzën kundër tre policëve kosovarë Beqir Sefi, Rifat Zeka dhe Mustafë Shemi për veprat penale të prodhimit, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse. Nëse këto vepra penale provohen, ata rrezikojnë dënim me burg deri në 12 vjet.

Pavarësisht kësaj, gjykata serbe vendosi që të pezullojë paraburgimin e tyre dhe që tre të akuzuarit të qëndrojnë në gjendje të lirë.

Tre policët, pjesë e forcave speciale të Kosovës, u arrestuan më 14 Qershor, pasi sipas gjykatës serbe, ndodheshin më shumë se një kilometër në brendësi të territorit të Serbisë qendrore.

Ndërkaq, qeveria kosovare pretendoi se ata u rrëmbyen në territorin e Kosovës, duke u shprehur se policët nuk e kishin kaluar kufirin me serbinë.

Arrestimi i tyre nxiti reagime të shumta bnë arenën ndërkombëtare.