Pendarovski: Deri në nëntor, duhet të jenë votuar ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në kuadër të Samitit të shefave të shteteve të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), që mbahet në Podgoricë, potencoi se shpreson se deri në nëntor do të bëhen ndryshimet kushtetuese, që shmanget shteti vetë të bllokohet për hyrjen në BE.

Marketing

“Siç dihet, vitin e kaluar ne votuam për pranimin e kornizës evropiane dhe kjo ishte një nga parakushtet për t’i vazhduar negociatat për anëtarësim në BE. Në Ministrinë tonë të Drejtësisë tashmë është formuar një grup pune, i përbërë nga ekspertë dhe përfaqësues politikë të partive në Kuvend.