“Shkupi 2014”, vazhdon aksioni “Feniks”

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion nuk ka një pasqyrë hetuese se kur mund të përfundon aksioni “Fenix” dhe nëse i njëjti mund të zgjerohet edhe më tej. Sipas prokurorit, Lubomir Llape dëshmitë që duhet siguruar nga jashtë vendit, do të kushtëzojnë rrjedhën e hetimit dhe shtrimin e tij në akuzë.

Marketing

“Sa do të presim për aktakuzë, nuk varet vetëm nga unë. Ju tregova se kemi zbatuar ndihmë ndërkombëtare juridike me 5 shtete. Si vijnë të tilla nga atje, ato duhet përkthyer. Pas përkthimit duhet bërë ekspertiza. Neve veçse kemi bërë disa ekspertiza. Duhet përditësuar të gjitha të dhënat. Duhet të dëgjohen të gjithë të dyshuarit dhe hetimi duhet plotësuar, madje besoj se një pjesë e saj do të plotësohet jashtë vendit”, tha Lubomir Llape, Prokuror i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për momentin po veprohet kundër 4 personave ndaj të cilëve janë caktuar masa kujdesi, ndërsa mbi dyshimet për arrati në pikën kufitare në Tabanoc është arrestuar ish kreu i këshillit komunal në Qendrës, Vlladimir Zdravev. Janë ngrirë llogari bankare të kompanive nën hetime dhe është dhënë urdhër për konfiskim urgjent.

“Kishim dyshime se do ta lëshojnë shtetin. Për këtë arsye vepruam kështu. Neve nuk e kemi caktuar kohën kur do të fillojmë procedurën, por u detyruam pasi ashtu u njoftova se ka tendenca që njëri nga të dyshuarit do ta lëshon vendin. Për momentin veprohet kundër 4 personave. Më shumë nuk mund të flas”, deklaroi Lubomir Llape, Prokuror i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas opozitës kjo është luftë politike me qëllim shpërqendrimin e opinionit nga dështimi i Qeverisë për ndryshime kushtetuese.

“Është tendencë e Qeverisë për shpërqendrim nga krimet e tyre dhe folklorizëm i thjeshtë pas dështimit të ndryshimeve kushtetuese. Vlladimir Todoroviq nuk është kryetar komune tashmë 10 vite dhe kaq kohë është jashtë politikës”, deklaroi Marija Miteva, Zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

I dyshuari i parë Nikolla Gruevski nuk ndodhet në shtet, ndërsa për Zoran Stavrevskin nuk ka informacion konkret. Elizabeta Kançeska Mileska e cila u amnistua në vitin 2019 është e qasshme për organet e ndjekjes penale, ndërsa ish kreu i Komunës Qendër është arrestuar bashkë me ish kreu e këshillit. /alsat.mk