Qindra të arrestuar në protestat në Francë

Trazirat vazhduan deri në orët e vona në qytete përreth Francës për të katërtën natë radhazi, përkundër pranisë masive të policisë. Korriku nisi në Francë me makina e ndërtesa të djegura dhe dyqane të grabitura, përderisa familjarë dhe miqtë përgatiteshin për ta varrosur 17-vjeçarin, vrasja e të cilit shkaktoi trazira mbarëkombëtare. Qeveria sugjeroi se protestat kishin filluar të qetësoheshin falë masave më të ashpra të sigurisë, por dëme janë raportuar kudo në Francë dhe në territore franceze si në Guajanën Franceze, ku një 54-vjeçar vdiq pasi u godit nga një plumb endacak. Në orët e hershme të mëngjesit të 1 korrikut, Ministria e Brendshme e Francës njoftoi se ishin bërë 994 arrestime gjatë natës. Vrasja fatale e Nahelit nga policë, mbiemri i të cilit nuk është bërë publik, nxiti tensione midis policisë dhe të rinjve që luftojnë me varfërinë, papunësinë dhe diskriminimin racor. Këto trazira janë më të mëdhatë që ka parë Franca në vite dhe e vënë presidentin Emmanuel Macron në presion. Macron u bëri thirrje prindërve që t’i mbajnë fëmijët larg rrugëve dhe i fajësoi rrjetet sociale për nxitjen e dhunës.

Marketing