Kryetari ynë e bëri shumë të qartë se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme. Nëse ka ndonjë linjë nga Komiteti Ekzekutiv që i ka bindur deputetët, mendoj se është jashtëzakonisht joserioze të pretendohet sepse të gjithë e dimë shumë mirë se cilat janë pikëpamjet tona dhe se do të këmbëngulim në qëndrimet tona. Kështu e komentoi deputeti dhe anëtari i KE të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki në tribunën e sotme të VMRO-DPMNE-së deklaratën e ministrit Bujar Osmani se në VMRO-DPMNE ka ndarje ideologjike dhe se një pjesë e tyre është për ndryshime kushtetuese.
“Do të thotë se ka njerëz në VMRO-DPMNE sipas informatave të mia, sipas informatave tona se me këmbëngulje argumentojnë se nuk guxojmë ta lëshojmë mundësinë që tani në Kushtetutë të bëhet krahasimi i qartë se bullgarët janë këtu pakicë. Do të thotë një linjë ideologjike e plotë në VNMRO-DPMNE të cilët i kuptojnë pasojat nga izolimi i vendit dhe hyrja në korsinë e dytë”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.