Rrëfimi i kamarierit kumanovar që shërbeu Vjosa Osmanin dhe Edi Ramën (FOTO)

Elion Zeqiri nga Kumanova, i cili punon si kamarier në restaurantin Kalaja në Ulqin të Malit të Zi, ka rrëfyer për përvojën e tij gjatë shërbimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Për Open-TV, ai ka deklaruar se ka qenë nder dhe respekt që të shërbej dy personalitetet e njohura të politikës shqiptare.

Marketing

“Ishte ndjenjë shumë e mirë dhe e paharruar të shërbej kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Ata ishin mysafirë të Dritan Abazovic në koncertin e tenorit shqiptar me famë botërore Ramë Lahaj”, tregon kamarieri kumanovar Elion Zeqiri.

Ai tregon bisedën e shkurtër që ka pas me Ramën dhe Osmanin.

“Ne ishim të angazhuar me punë, pastaj në koncert pati shumë mysafirë dhe kishte mjaftë sigurime, por megjithate unë e gjeta një moment për të shkrepur fotografi me Edi Ramën dhe Vjosa Osmanin. Arrita që t’ju tregoj se jam nga Kumanova, dhe atyre iu bë shumë qejfi. Unë e admiroj Edi Ramën dhe Vjosa Osmanin, për mua janë politikanët më të mirë shqiptarë”, tregon Zeqiri. (Open-TV)