Kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti, ka votuar sot në Zajaz për zgjedhjet brenda partiake që po zhvillohen në këtë subjekt politik. Ai tha se këto zgjedhje janë standardi i parë që vendoset në vendin tonë. I pyetur nga TV21 nëse mund të ketë eksese nga Grupi i zjarrit apo brenda partisë, ai u përgjigj se nuk ka asnjë arsye, sepse gara është e hapur dhe gjithsecili ka mundur të kandidojë në këto zgjedhje.
“Jo nuk ka asnjë arsye, gara është e hapur, gjithsecili ka mundur të kandidojë, regjistrimet kanë qenë edhe me fletanëtarësie edhe online, s’ka pasur asnjë pengesë, për të ngritur ndonjë dilemë apo gjëra të tilla. Sot voton anëtarësia e Bashkimit Demokratik për Integrim. Të gjithë e kanë pasur të drejtën e kandidimit.”- tha Ali Ahmeti.