Kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sot në zgjedhjet brenda partiake që po zhvillohen edhe në Kërçovë. Në një deklaratë ekskluzive për TV21, Ahmeti është përgjigjur për herë të parë për rastin Merko, ku ai së bashku megjithë familjen e tij është shpallur non grata nga SHBA-të. Ahmeti tha se Ramiz Merko duhet të hetohet dhe se vetë ai nuk e kundërshton një gjë të tillë, sepse sipas Ahmetit, Merkoja e ka votuar një gjë të tillë në Këshillin e Përgjithshëm dhe në Kryesin e BDI-së. Ahmeti bëri apel që të hapet hetim për të gjithë veprimtarinë e BDI-së, për të gjithë funksionarët, duke filluar nga ai.
“Zoti Merko duhet të hetohet dhe absolutisht zoti Merko nuk e kundërshton një veprim të tillë, sepse vetë ai është votuar në Këshillin e Përgjithshëm dhe në Kryesin e BDI-së, që të hapet hetim, për tërë veprimtarinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, që nga viti 2002 deri tani në momentin që po flasim. Ne nuk mund të bëhemi edhe parti, edhe prokurorë, edhe hetues dhe t’i japim përgjigje çdo shpifje, apo të punojmë në drejtim të zbulimit të vërtetës, kjo i takon organeve të drejtësisë. I qëndrojmë fortë këtij mendimi që të hapet hetim për të gjithë veprimtarinë e BDI-së, për të gjithë funksionarët, duke filluar nga unë. Zoti Merko nuk i shmanget përballjes me hetimin dhe ne kërkojmë që sa më parë të zbardhet e tërë e vërteta.”- tha Ahmeti për TV21.