Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Lupço Janevski dhe kryetari i Federatës së Maqedonisë së Veriut në volejboll, Petar Jovanovski, nënshkruan memorandum për bashkëpunim për organizimin e ndeshjeve të grupit “C” në Kampionatin evropian për volejboll 2023 (meshkuj) në Shkup.
Siç njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, nga 30 gushti deri më 6 shtator, Shkupi është nikoqir i grupit “C” në Kampionatin evropian të volejboll për meshkuj për vitin 2023, ndërsa kjo ngjarje e njohur sportive ndërkombëtare është një tjetër mundësi e shkëlqyer për afirmimin e qytetit tonë si destinacion sportiv-turistik.
Me këtë memorandum vendoset bashkëpunim mes Qytetit të Shkupit, Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit dhe Federatës së volejbollit, me qëllim të koordinimit efikas dhe mbështetjes tekniko-logjistike për organizimin e suksesshëm të përbashkët të këtij kampionati ndërkombëtar sportiv.