Ricky Martin ndahet nga bashkëshorti Jwan Yosef pas gjashtë vitesh martesë

Pas gjashtë vitesh martesë, Ricky Martin dhe partneri i tij Jwan Yosef kanë vendosur të divorcohen.

Marketing

Çifti njoftoi të enjten (6 korrik) se ata e kishin vendosur t’i ndan rrugët, por janë ende të përkushtuar ndaj “rritjes së përbashkët” të fëmijëve të tyre.

“Ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe duke nderuar atë që kemi përjetuar si çift gjatë gjithë këtyre viteve të mrekullueshme”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët në Instagram.