Osmani bëhet ankth i VMRO-DPMNE-së, partia maqedonase i reagon ende pa mbaruar intervista e tij

“Bujar Osmani jo vetëm që ka ankth, por dhe bëhet i obsesionuar, nuk ka deputetë për ndryshime kushtetuese në VMRO-DPMNE”. Ka reaguar opozita maqedonase ende pa mbaruar intervista e kryediplomatit shqiptar të RMV-së Bujar Osmani në Kanal5.

Marketing

VMRO DPMNE nuk bëhet rehat pas deklaratave të ministrit Osmani së në VMRO-DPMNE ka deputetë që nuk duan ta frenojnë të ardhmen europiane të vendit.

“Një pjesë e deputetëve të opozitës e kanë të qartë se ndryshimet kushtetuese janë zgjidhja më e mirë për ne dhe manifestimi më i mirë formal i narrativës sonë kundrejt Bullgarisë”, ka thënë Osmani duke bërë me dije se ndryshimet kushtetuese janë të rëndësishme dhe se pa ndryshimet kushtetuese nuk ka BE.