Fitorja e 6-të radhazi, Verstappen kampion dhe në Silverstone

Gjithçka ndodhi siç pritej, Max Verstapphen është kampion dhe në Çmimin e Madh të Silverstone, duke e regjistuar kështu fitoren e gjashtë radhazi, në një edicion të Formula 1, ku nuk duket të ketë rivalë.

Marketing

Pas pilotit të Red Bull, në podium u ngjitën dhe dy britanikë, Lando Norris, me McLaren, në vendin e 2-të dhe Lewis Hamilton, me Mercedes në vendin e 3-të, duke plotësuar kështu pozicionet e medalistëve, ndërsa për skuderinë Ferrari gjithçka shkoi tmerrësisht keq, me Charles Leclerc e Carlo Sainz, që u pozicionuan në vendin e 9-të dhe të 10-të.

Përsa i përket renditjes, Verstappen vijon të marshojë drejt titullit të tretë kampion në garat e shpejtësisë. 25-vjeçari holandez kryeson kampionatin me 229 pikë, 81 më shumë se Perez i vendit të dytë.

Marketing