FC Ballkani do të nisë nesër ciklin kualifikues të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve kundër PFC Ludogorets Razgrad Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, në konferencë për media e tha se i pret një ndeshje e vështirë duke ditur kualitetin e kampionëve bullgarë, por tha se skuadra e tij do të aplikojë strategjinë e njëjtë të lojës.
“Do të bëjmë të njëjtën lojë si gjithmonë. Kemi disa mënyra për t’u përball me kundërshtarin. Ekipi ka respekt për kundërshtarin, por edhe veten. Kemi një grup që ka eksperiencë historike në futbollin e Kosovës. Kemi po atë 11’she, përveç Ermal Krasniqit që nuk është më pjesë e jona dhe po shkëlqen atje ku ka shkuar. Siç kam thënë, nuk do të parkojmë autobusin ndaj asnjë kundërshtari që kemi përballë”, tha trajneri.