I inspiruar nga paraqitjet publike të mikut tim Arben Taravari, i cili gjatë kohës kur isha ministër i Shëndetsisë shprehte shqetësime në lidhje me punën time në dikasterin e Shëndetsisë, kisha dashur vetëm shkurtmisht ta shohim se si është gjendja sot në këtë dikaster. Fillimisht i dëshiroj suksese në detyren e re qi ia ka dhënë vetes, atij të mediatorit që ta pajtojë Edi Ramën me Albin Kurtin. Nejse…
Si ish ministër i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, mbaj ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj mirëqenies së qytetarëve të vendit tonë dhe avancimit të sistemit tonë të kujdesit shëndetësor.
Megjithatë, në kohën kur isha ministër për herë të parë ne siguruam me sukses ilaçin novator Trikafta për pacientët me fibrozë cistike, duke i dhënë përparësi shëndetit dhe mirëqenies së bashkëqytetarëve tanë. Është dëshpëruese të dëshmosh neglizhencën dhe indiferencën ndaj pacientëve që vuajnë nga fibroza cistike. Edhe më shumë dëshpëruese është të dëgjosh se pacientëve po u mohohet trajtimi që e meritojnë dhe shqetësuese është të mësosh për gjuhën nënçmuese të përdorur si “showmen” që shfaq një mungesë të plotë ndjeshmërie dhe mirëkuptimi. Dështimi i ministrit të fundit për të siguruar ilaçet e nevojshme për këta njerëz dhe mënyra e komunikimit me ata është thjesht i papranueshëm.
Gjatë mandatit tim, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës për herë të parë u hapën 8 degë të reja të studimeve specialistike. Sot, kemi 0 degë.
Në kohën kur kam qenë ministër i Shëndetësisë kemi siguruar me sukses përafërsisht 14 milionë euro investime, duke mundësuar pajisjen e objekteve spitalore nga qyteti i Kavardit deri në Strugë me pajisje moderne. Vëtem në Spitalin Klinik të Tetovës janë investuar 3.5 milionë euro pajisje. Sa keni investime në këtë spital dhe pse nuk ka? A ndjeheni njëlloj i shqetësuar kur sot edhe drejtori i Spitalit të Tetovës jep dorëheqje ?
Të mos harrojmë edhe klinikat universitare shtetërore, të cilat po përballen me sfida të shumta. Është shqetësuese të shohësh mungesë strategjie ose edhe një plani për t’i adresuar këto probleme.
Të nderuar, këto shqetësime nuk kanë për qëllim ta diskreditojnë ose minojnë ministrin aktual të Shëndetësisë, por për të hedhur dritë mbi fushat ku ne mund ta përmirësojmë kolektivisht për zhvillimin e sistemit tonë shëndetësor dhe mirëqenien e bashkëqytetarëve tanë.
Është koha që Ministria e Shëndetësisë të marrë përgjegjësi, të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve dhe të punojë drejt zgjidhjeve reale. Ne presim transparencë, llogaridhënie dhe veprim të menjëhershëm për t’i përmirësuar këto çështje. Së bashku, le të avokojmë për një sistem të kujdesit shëndetësor që e ka me të vërtetë prioritet mirëqenien e qytetarëve .