Kryediplomati çek Jan Lipavski ka përgëzuar Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani për kryesimin e tij me OSBE-në. Ai ka bërë sot këtë koment gjatë konferencës për media në Shkup, së bashku me ministrat tjerë të formatit të a.q. Sllavkov – kryediplomatin austriak Aleksander Shallenberg dhe kryediplomatin sllovak Mirosllav Vllahovski.
“Jeni 100% në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, si dhe mbështesni e zbatoni të gjitha sanksionet kundër Rusisë dhe ju falënderoj për këtë. Dëshiroj të përgëzoj Maqedoninë e Veriut dhe personalisht ministrin Osmani për kryesimin e suksesshëm të OSBE-së”, ka deklaruar Lipavski.
Së fundmi lëvdata për kryesimin ne OSBE-në, në adresë të ministrit Osmani ka dërguar edhe Sekretari i shtetit amerikan, Entoni Blinken.