Ministria e Arsimit dhe Shkencës me ndihmën e Izraelit do të përforcojë sigurinë kibernetike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të pranoj ndihmë nga Izraeli për intensifikimin e proceseve të digjitalizimit dhe për përmisimin e sigurisë kibernetike. Për këtë diskutuan sot Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe ambasadorja e Izraelit Simona Frankel.Në takim mori pjesë edhe drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani.
Ministri Shaqiri theksoi se në kushtetë kërcënimeve kibernetike gjithnjë më të shpeshta dhe gjithnjë e më të sofistikuara, është vështirë që arsimi të jetë mjedis i sigurt rezistent dhe i besueshëm digjital, dhe për këtë arsye ndihma e paralajmëruar nga Izraeli është shumë rëndësishme e cila do të kontribuojë në mbrojtjen e shkollave, nxënësve dhe të dhënavetë tyre.
Ministri Shaqiri dhe ambasadorja Frankel shkëmbyen mendime edhe për hapjen e qendrës multimediale për kujtimin e viktimave të Holokaustit. Ministri mori ftesë për të vizituar Izraelin gjatë muajit tetor, për negociata dhe sqarime më të detajuara të ndihmës, për ku do të realizohen takime me më shumë institucione kompetente dhe kompani lider në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.
Për koordinimin, planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve, pritet që ministritë të cilët e mbulojnë resorin e arsimit të të dyja vendeve të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi.

Marketing