Shallenberg drejtuar Osmanit: Ju jeni një nga partnerët tanë më të besueshëm jashtë Bashkimit Europian

Është gjithmonë kënaqësi të jem këtu në Shkup dhe të takoj miqtë dhe partnerët e mi nga Maqedonia e Veriut. Ju jeni një nga partnerët tanë më të besueshëm jashtë Bashkimit Europian. Këtë e theksoi Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Shallenberg, i cili dje së bashku me kolegët e tij, ministrat e Punëve të Jashtme të Çekisë dhe Sllovakisë, Jan Lipavski dhe Mirosllav Vllahovski, kanë vizituar vendin dhe e kanë takuar Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Marketing

“Këta janë tre ministra që janë mbështetësit më besnikë të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit. Nuk jemi këtu në baza dypalëshe, por për të shprehur mesazh të qartë nga z.Borrell. Nuk ndodh çdo ditë që tre ministra të tre anëtarëve të BE-së të vijnë në një vend të Ballkanit Perëndimor, gjë që duhet të jetë një mesazh i fortë për ju. Mesazhi ynë është i thjeshtë dhe i fuqishëm. Ky është një mesazh inkurajimi, pa vonesë. Duhet të filloni me ndryshimet kushtetuese për të filluar negociatat për anëtarësim”, ishte mesazhi i Shallenbergut, i cili shtoi se Maqedonia e Veriut është model për rajonin dhe BE-ja dëshiron që ajo të mbetet shembull i ndritur.