Prokuroria Publike: Hetime për aksidentin në Shipkovicë ku humbën jetën dy punëtorë

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka kryer kontroll në vendngjarje në Shipkovicë, ku dy punëtorë kanë humbur jetën dje gjatë ndërtimit të një muri.

Marketing

“Është lëshuar urdhër për obduksion të trupave të ndjerë, ndërsa prokurori publik ka urdhëruar që të sigurohet i gjithë dokumentacioni nga personi juridik që ka angazhuar punëtorët, si dhe dokumentacioni nga komuna lidhur me ndërtimin e murit. Në vendngjarje ka shkuar edhe Inspektorati Shtetëror i Punës, i cili do të përgatisë një raport. Për zbardhjen e shkaqeve dhe verifikimin e plotë të ngjarjes janë duke u hetuar më shumë persona”, njoftoi Prokuroria Publike.