Depertamen i Thesarit i SHBA të mërkurën i vendosi sanksione biznismenit Jordan Orce Kamçev pas përfshirjes së tij në aktivitetet korruptive. Ministri i drejtësis Krenar Lloga tha se ndjen keqardhje që organet gjyqësore nuk e shohin atë që e sheh çdo qytetar edhe pas futjes së Kamçevit në listën e zezë të SHBA-ve.
“Me z.Kamçevin ndodhi ajo që edhe pritej të ndodhë, në fakt që organet gjyqësore të Maqedonisë nuk janë duke e pa. Z. Kamçev është njëri nga sponsorët kryesorë për shkatërrimin e Prokurorisë Speciale Publike dhe emri i tij lidhet me shumë probleme që janë sot në vend. Më vjen mirë që ai u gjet në listën e zezë të SHBA-ve. Më vjen keq që organet gjyqësore të Maqedonisë nuk e kanë parë dhe nuk vazhdojnë ta shohin atë me syrin të cilin e sheh edhe qytetari në vend” – tha Krenar Lloga.
Departamenti Amerikan i Thesarit gjithashtu kumtoi se Kamçev e ka përdorur ndikimin e pasurisë së tij për të Manipuluar gjyqsorin në vend për përfitime personale.