Një trup i pajetë gjendet në një rrugë të Shkupit

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Prizreni” në Shkup është gjetur trupi i pajetë i një 76-vjeçari.

Marketing

“Më datë 19.07.2023 në SPB-Shkup është raportuar se në ora 16:15 në rrugën “Prizren” në Shkup, është gjetur i vdekur A.M.(76) nga Shkupi, i cili paraprakisht ishte raportuar se ishte larguar nga Shtëpia e të moshuarve në Shkup. Mjeku i Emergjencës ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”.