Turqia ofron flotën e saj për lëvizjen e drithërave

Presidenti i turk, Erdogan e cilësoi marrëveshjen e grurit si një “iniciativë jetike” për njerëzimin, duke përshkruar angazhimin e Turqisë për të mbështetur të ardhmen e saj.

“Përfundimi i nismës së drithërave të Detit të Zi do të ketë një sërë efektesh (të dëmshme), duke filluar nga rritja e çmimeve globale të ushqimeve, në disa rajone deri te zia e bukës dhe më pas valët e reja të migrimit. Ne nuk hezitojmë të marrim iniciativën për ta parandaluar këtë”, u tha Presidenti Erdogan gazetarëve në aeroplanin presidencial që po fluturonte për në Turiqi nga turneu i tij në tre vende të Gjirit këtë javë, raporton Anadolu.

Marketing

Të hënën, kreu i Shoqatës së grurit të Ukrainës, Nikolay Gorbachov deklaroi për CNN se flota e Turqisë mund të ndihmojë në lëvizjen e grurit nga Ukraina pa Rusinë.

Sipas Anadolu, Erdogan shprehu besimin e tij se diskutimi i “çështjes në detaje” me presidentin rus Vladimir Putin do të sigurojë vazhdimësinë e kësaj marrëveshjeje humanitare.

Kujtojmë se Turqia luajti një rol kryesor së bashku me OKB-në në ndërmjetësimin e marrëveshjes historike, e cila, sipas të dhënave të OKB-së, lehtësoi eksportin e afro 33 milionë tonë drithë nga portet e Ukrainës.