Radhë të gjata në vendkalimin kufitar “Bllacë”

Kolona të gjata u krijuan pasi që ka rënë sistemi i kontrollit të dokumenteve.Këtë e pohojnë vetë policët kufitar, duke shtuar se kjo po i ndodhë gjithnjë e më shpesh.

Kolonat në disa qindra metra u krijuan në të dyja anët e kufirit të Maqedonisë. Ndërkohë, në kufirin e Kosovës nuk ka aspak pritje, pasi që makinat i kalojnë shumë shpejt.

Marketing

Lidhjet familjare të shumta mes qytetarëve të kësaj ane të kufirit me anën matanë janë të shumta dhe arsye shtesë për shtimin e vizitave në ditët e pushimit.

Arsye tjetër janë edhe vizitat turistike, shopingu në qendrat tregtare në Shkup nga ana e qytetarëve të Kosovës dhe anasjelltas.