Kryeson me tri Platforma. Çka thonë ndërkombëtarët për Bujar Osmanin?

Me ministrin e Punëve të Jashtme- Bujar Osmanin, Maqedonia e Veriut për momentin po udhëheq me tri Platforma – OSBE, A5 dhe PBEJL- duke marrë kështu rol ndryshe në skenën ndërkombëtare, të pa realizuar deri më tash. Por, si u bë “game changer”, kryediplomati Bujar Osmani? Maqedonia e Veriut ishte vetëm spektatore në diplomaci.

Marketing

Jo shumë kohë më parë arritje e madhe e vendit në diplomaci ka qenë kur ish presidenti i SHBA-së Barak Obama ia ka bërë me sy ish presidentit Gjorgje Ivanov.

Sot, Maqedonia e Veriut ka nisur Dialog Strategjik me SHBA-në, kanë avancuar marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillohen takime të nivelit më të lartë diplomatik. Çka është me rëndësi, diplomacia amerikane njeh suksesin e Maqedonisë së Veriut dhe rolin e Bujar Osmanit në nismat rajonale dhe botërore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, sot kur arkitektura e sigurisë është e brishtë dhe bota po ballafaqohet me rrënuesit e vlerave demokratike.

“Kryesimi i deritanishëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në është fantastik!”, ka thënë Sekretari i shtetit amerikan, Entoni Blinken.

Vlerësime për politikën e Jashtme, në adresë të kryediplomatit Osmani kanë mbërri edhe nga diplomacia e lartë europiane.

“Është gjithmonë kënaqësi të jem këtu në Shkup dhe të takoj miqtë dhe partnerët e mi. Ju jeni një nga partnerët tanë më të besueshëm”, thë në vizitën e tij të fundit në Shkup Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Në këtë linjë është edhe kryediplomati çek, Lipavski, i cili tha se Maqedonia e Veriut po përmirëson performancën e saj çdo ditë. Duke folur për këtë, Lipavski theksoi se vendi është 100% në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Ai nuk ka ngurruar të falënderojë publikisht ministrin Osmani për këtë.

“Dëshiroj të përgëzoj Maqedoninë e Veriut dhe personalisht ministrin Osmani për kryesimin e suksesshëm të OSBE-së”, tha Lipavski.

I gjithë Bashkimi Evropian e pranon se Maqedonia e Veriut është e gatshme të përfundojë me sukses negociatat për anëtarësim, ishte mesazhi i ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Vllahovski.

“Këtë e dëshmon procesi i suksesshëm i skriningut që do të përfundojë në nëntor të këtij viti dhe më pas do të fillojnë të hapen klasterat dhe kapitujt”, tha Vllahovski.

Ai shtoi se dëshiron që Maqedonia e Veriut të jetë lider në procesin e integrimit evropian në rajon, siç ishte dy dekada më parë dhe se ky mision, siç e quajti ai, shpreson të përfundojë deri në vitin 2030.