Lëvizja e Re e Izet Mexhitit: Është turp të promovohet rritje e rrogave 16.1% në kohë kur inflacioni është 14.2%

 

Ditëve të fundit shohim krekosje nga Qeveria se rroga mesatare ështe rritur për 16.1%, në një periudhe ku inflacioni ishte 14.2%, gjithashtu kjo rritje vjen kryesisht si rezultat i vetëm disa sektoreve siç është sektori i IT, por kjo nuk don të thotë që ka rritje e gjithë ekonomia.
Pyetja e vërtetë është: Sa është rritur rroga mesatare deri sot tek shumica e qytetareve, për ato që janë të punësuar në administratën publike dhe shtetërore, sa është rritur paga e të punësuarve në ndërmarrjet publike?
Me përgjegjësi mund të konstatohet se tek shumica e qytetarëve jo që nuk ka rritje të standardit jetësor, por tek qytetari i thjeshtë ka varfërim të vazhdueshëm.

Marketing