5 propozime për datën e vitit të ri shkollor, dy prej tyre parashikojnë pushim pranveror

Një shtatori, sërish do të mbetet data e fillimit të vitit të ri shkollor 2023-2024 por me disa ndryshime të vogla. Alsat ka siguruar pesë propozimet që ka përpiluar dikasteri i Arsimit e që shpejti do të shqyrtohen në seancë qeveritare për tu vendosur për njërën prej tyre. Siç mëson Alsat:

Marketing

-Propozimi i parë parashikon që Viti shkollor të filloj më 1 shtator ndërsa të përfundoj më 11 qershor 2024. Gjysmëvjetori i parë të përfundoj më 29 dhjetor ndërsa gjysmëvjetori I dytë të nis më 15 janar 2024. Nga data 27 prill deri më 6 maj 2024 nxënësit të jenë në pushime pranverore.

-Propozimi i dytë parashikon që mësimi të nis më 11 shtator. Gjysmëvjetori i parë të përmbyllet më 29 dhjetor ndërsa gjysmëvjetori i dytë të nis më 15 janar 2024. Viti mësimor të përfundoj më 13 qershor 2024.

-Propozimi i tretë thotë që Viti shkollor të nis më 1 shtator. Gjysmëvjetori i parë të përfundoj më 29 dhjetor ndërsa gysmëvjetori i dytë të nis më 17 janar 2024. Viti mësimor të përfundoj më 10 qershor 2024.

-Propozimi i katërt parashikon që mësimi të nis më 4 shtator. Gjysmëvjetori i parë të përmbyllet më 29 dhjetor ndërsa gjysmëvjetori i dytë të nis më 17 janar. Viti mësimor të përmbyllet me 11 qershor 2024.

-Propozimi i pestë parashikon që mësimor të nis më 1 shtator. Gjysmëvjetori i parë të përmbyllet më 29 dhjetor ndërsa gjysmëvjetori i dytë të nis më 18 janar. Viti shkollor të shoqërohet me pushim pranveror nga 29 prill deri më 5 maj 2024. Viti shkollor të përmbyllet më 17 qershor 2024.