Konkursi i bukurisë “Miss Italia” ka riafirmuar qëndrimin për të mos lejuar gratë transgjinore të konkurrojnë nw kwtw event. Vendimi vjen pas kurorëzimit të fundit të gruas së parë transgjinore, Rikkie Valerie Kollé, në konkursin e Miss Holandës.
Patrizia Mirigliani, patronja zyrtare e Miss Italisë, deklaroi në një intervistë se konkurrentet duhet të jenë gra që nga lindja.
“Kohët e fundit, konkurset e bukurisë janë përpjekur të bëjnë lajme duke përdorur gjithashtu strategji që unë mendoj se janë paksa absurde.”
Ky qëndrim ka tërhequr vëmendjen dhe kritikat, veçanërisht duke pasur parasysh pranimin në rritje të të drejtave transgjinore në shumë vende perëndimore.